28 ankesa dhe 162 mijë euro gjoba për partitë gjatë fushatës

Për periudhën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar gjithsej 28 ankesa nga partitë politike. Në një përgjigje për Klan Kosova, PZAP-i tha se ankesat janë të lidhura me shkelje të ndryshme, duke përfshirë: shfrytëzimin e institucioneve dhe pozitave zyrtare për fushatë, vendosjen e banerëve dhe…

Lajme

03/01/2026 11:33

Për periudhën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar gjithsej 28 ankesa nga partitë politike.

Në një përgjigje për Klan Kosova, PZAP-i tha se ankesat janë të lidhura me shkelje të ndryshme, duke përfshirë: shfrytëzimin e institucioneve dhe pozitave zyrtare për fushatë, vendosjen e banerëve dhe posterëve në hapësira publike, përdorimin e pasurisë publike për fushatë, promovimin e punës së institucioneve me logon e partive në rrjete sociale, pjesëmarrjen e fëmijëve në tubime zgjedhore, shpërndarje të videove në rrjete sociale duke ndikuar tek votuesit jashtë Kosove si dhe përdorimin e gjuhës që nxit urrejtjen.

Bazuar në përgjigjen e panelit, shkelja më e shpeshtë është rezultuar të jetë vendosja e materialit promovues në hapësira publike.

PZAP njoftoi po ashtu se gjobat totale të shqiptuara për subjektet politike arrijnë në 162,000 euro.