271 refugjatë të luftës së Kosovës në Maqedoni, pritet të rikthehen gjatë vitit 2018

Plani i rikthimit për refugjatët e luftës së fundit në Kosovë ishte temë diskutimi sot mes Ministrit për Kthim dhe Komunitete nga Kosova, Dalibor Jevtiq dhe Ministres për Punë nga Maqedonia, Mila Carovska.

Lajme

21/12/2017 15:58

Në takimin e mbajtur sot në Shkup, u fol për përmbylljen e planit për kthim gjatë vitit 2018, dhe formimin e grupeve të cilat do të integrojnë dhe do të merren me socializimin e të kthyerve, plan ky që do të ketë mbështetjen e UNHCR-s dhe Bashkimit Europian, transmeton lajmi.net.

Janë rreth 300 persona  që kanë mbetur në Maqedoni  qysh prej përfundimit të luftës në Kosovë , dhe sipas statistikave 271 prej tyre kan shprehur dëshiren e tyre për tu rikthyer në Kosovë.

Këta persona do të kenë mundësi rikthimi përmes programit të rikthimit vullnetar në Kosovë dhe sipas Jevtiq këta persona do të mbështeten me asistencë sociale dhe do të kenë shanse punësimi në mënyrë që ri-integrimi i tyre në shoqërinë Kosovare të jetë sa më i suksesshëm. /Lajmi.net/