Rrahmani: 21 zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit nuk iu janë dhënë pagat e marsit e as ajo e 13-ta

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka alarmuar në lidhje me një situatë të shkaktuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ai ka thënë se 21 zyrtarë të kësaj Ministrie, janë pa paga të marsit si dhe nuk iu është dhënë as paga e 13-të. “Përgjigjet me email janë skandaloze dhe të papërgjegjshme. Këta njerëz…

Lajme

14/04/2026 21:20

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka alarmuar në lidhje me një situatë të shkaktuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ai ka thënë se 21 zyrtarë të kësaj Ministrie, janë pa paga të marsit si dhe nuk iu është dhënë as paga e 13-të.

“Përgjigjet me email janë skandaloze dhe të papërgjegjshme. Këta njerëz kanë obligime, shpenzime dhe familje. Nuk mund të mbahet peng paga e djersës së tyre. Ministria e Financave duhet të rregullojë menjëherë problemet teknike dhe të transferojë pagat që nesër”, ka shkruar Rrahmani.

Ai ka publikuar edhe disa email-e nga zyrtarja për burime njerëzore e kësaj Ministrie, e cila iu bën të qartë atyre se kjo pagë nuk do t’iu del deri muajin tjetër. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: