QKUK: Rritet fluksi i pacientëve gjatë festave, shërbimet mjekësore janë ofruar pa ndërprerje

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se gjatë periudhës së fundit, për shkak të festave zyrtare, është vërejtur një rritje e numrit të pacientëve që kanë kërkuar shërbime në ambulancat specialistike, përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë. Sipas njoftimit, pavarësisht fluksit të shtuar, stafi shëndetësor ka qenë në detyrë gjatë gjithë kohës dhe…

Lajme

15/04/2026 17:35

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se gjatë periudhës së fundit, për shkak të festave zyrtare, është vërejtur një rritje e numrit të pacientëve që kanë kërkuar shërbime në ambulancat specialistike, përfshirë edhe Klinikën e Onkologjisë.

Sipas njoftimit, pavarësisht fluksit të shtuar, stafi shëndetësor ka qenë në detyrë gjatë gjithë kohës dhe ka punuar me përkushtim maksimal për ofrimin e shërbimeve mjekësore, raporton lajmi.net

QKUK thekson se të gjithë pacientët janë trajtuar sipas protokolleve klinike në fuqi dhe se asnjë pacient nuk është kthyer pa marrë shërbimin e nevojshëm.

Institucioni shëndetësor nënvizon se vazhdon të ofrojë shërbime profesionale për të gjithë qytetarët e Kosovo, duke kërkuar njëkohësisht mirëkuptim nga pacientët për pritjet e mundshme më të gjata pas periudhave të festave, kur zakonisht rritet numri i vizitave./Lajmi.net/