Me kanabis në veturë, arrestohen tre mitrovicas në Morinë

Tre persona janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës.

Lajme

07/05/2022 18:36

Gjatë kontrollit të veturës tip “Audi”, me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjerë shtetasit A. A. dhe V. A. policia gjeti kanabis.

Policia sekuestruan drogën, automjetin dhe katër aparate celulare.

Personat e arrestuar janë: SH. D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.