Benzema flet për momentin më të mirë të karrierës, zbulon edhe golat e tij të preferuar

Karim Benzemas iu dha sot çmimi “Marca Leyenda”, çmim ky që ndahet nga mediumi spanjoll “Marca” për sportistin më të mirë dhe profesional në histori. Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi, Benzema shfrytëzoi rastin që të tregojë momentin më special të karrierës së tij, transmeton lajmi.net. “Rrugëtimi në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar…

Sport

01/06/2023 21:28

Karim Benzemas iu dha sot çmimi “Marca Leyenda”, çmim ky që ndahet nga mediumi spanjoll “Marca” për sportistin më të mirë dhe profesional në histori.

Në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi, Benzema shfrytëzoi rastin që të tregojë momentin më special të karrierës së tij, transmeton lajmi.net.

“Rrugëtimi në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar ishte special. Unë nuk e di nëse do të ndodhë përsëri, por është rrugëtimi më i mirë që e kam jetuar. Kur jam në fushë, unë e ndjej sa shumë më duan tifozët, kjo gjë më jep më shumë vetëbesim dhe unë jap gjithçka për ta. Ne luajtëm me 11 lojtarë në fushë plus tifozët në ‘Bernabeu’”, tha fillimisht ‘Top i Artë’.

Po ashtu, Benzema zbuloi edhe golat e tij të preferuar në karrierën e tij.

“Golat e më të preferuar ishin goli i parë dhe ‘panenka’ kundër Manchester Cityt. Unë i thash vetës ‘Unë do ta bëjë sot’ në stadiumin ‘Etihad’”, përfundoi ylli francez.

Po ashtu, Benzema foli edhe për të ardhmen e tij, duke thënë se spekulimet mbetën vetëm zëra, pas lajmeve se ai ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Arabia Saudite, Al Ittihad/Lajmi.net/