18-vjeçarja Emma Raducanu fituese e US Open për vitin 2021

Tenistja britaneze 18-vjeçare, Emma Raducanu ka bërë historinë duke triumfuar në finale të US Open nga femrat për vitin 2021.

Sport

12/09/2021 08:29

Kjo ishte një finale tinejxherësh, pasi Raducanu kishte kundërshtare kanadezen 19-vjeçare, Leyah Fernandes.

Raducanu e mposhti kanadezen me dy sete, 6-4 6-3 për tu kurorëzuar me titullin e parë ‘Grand Slam’ në karrierë.

Raducanu  e cila ishte e 150-ta në ranglistë, e nisi kampanjën përmes kualifikueseve, duke e fituar secilën prej tyre, që i bie në total dhjetë ndeshje, madje këtë e ka bërë duke mos e humbur asnjë set të vetëm.

18-vjeçarja u bë gruaja e parë që fiton US Open pa humbur asnjë set, që nga Serena Williams më 2014.

Raducanu bëhet tenistja më e re që fiton një ‘Grand Slam’, që nga 17-vjeçarja Maria Sharapova më 2004 kur triumfoi në finalen e Wimbledonit.

Ajo gjithashtu bëhet britanikja e parë grua që fiton një ‘Grand Slam’ që nga 1977.

Tenistja pas këtij triumfi ka fituar rreth 1.8 milion euro. /Lajmi.net