13 fotot emocionuese të Tottit, para daljes në ceremoninë e lamtumirës (FOTO)
Francesco Totti ka përlotur botën e futbollit me lamtumirën e tij nga Roma.
Sport
Rreth 70 mijë tifozë ishin të pranishëm në ‘Olimpico’, për t’ia bërë nderin e fundit legjendës së tyre, që për 25 vite me shumë krenari mbajti veshur fanellën e skuadrës së tyre.
Faqja e Romës ka publikuar disa fotografi tjera emocionuese të lamtumirës së Tottit, para se të dilte nga zhveshtorja në ceremoninë e organizuar enkas për të./Lajmi.net/