1000 nuk mjaftojnë

Mesfushori veteran Ryan Giggs ka pranuar se mund ta vazhdojë karrierën e tij në Manchester United edhe nëse kalon kuotën e 1000 paraqitje për gjigantin nga Old Trafford. Giggs debutoi për Unitedin në vitin e largët 1991 dhe mund të krenohet me karrierën e deritashme, derisa i afrohet ditëlindjes së 40’të. Uellsiani bëri paraqitjen e…

Sport

26/11/2013 16:30

Mesfushori veteran Ryan Giggs ka pranuar se mund ta vazhdojë karrierën e tij në Manchester United edhe nëse kalon kuotën e 1000 paraqitje për gjigantin nga Old Trafford.

Giggs debutoi për Unitedin në vitin e largët 1991 dhe mund të krenohet me karrierën e deritashme, derisa i afrohet ditëlindjes së 40’të.

Uellsiani bëri paraqitjen e tij të 954’të të dielën në barazimin e Manchester Unitedit në udhëtim te Cardiff City, dhe do të vazhdojë të luajë përderisa është pjesë e planeve të menaxherit David Moyes.

I pyetur rreth jubileut të tij, Giggs deklaroi për Sky Sports News: “Sinqerisht nuk e di. Nuk është diqka që mund ta them përderisa nuk e mendoj me seriozitetin më të madh. Nëse vjen, mirë, nëse jo nuk do të dëshpërohem, por do të shohim. Nëse jam duke luajtur mirë dhe i kënaqur me paraqitjet e mija, atëherë do të vazhdoj”.