10 modelet seksi shqiptare që i’a vlejnë në Instagram (FOTO)

Vajzat shqiptare janë ndër më të bukurat dhe më të nxehtat në ballkan këtë e vërteton edhe lista e pregaditur më poshtë.

ShowBiz

02/02/2016 05:18

Eva Pepaj ‘LA Models’
Modelja shqiptare prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në SH.B.A. ku njihet gjerësisht si modele për veshje të brendshme dhe bikini. Eva ka qenë imazh i disa prej markave më të njohura ndërkombëtare.

Eva Pepaj

Angela Martini ‘Front Management’ dhe ‘Elite Modeling Agency Nju Jork’
Miss Shqipëria 2010 me një karrierë të suksesshme si modele në SH.B.A. dhe Zvicër, ka qenë pjesë e fushatave publicitare të markave të famshme botërore dhe është shfaqur në disa prej revistave më të famshme si “Maxim”, “Sport’s Illustrated” dhe “Esquire”.

Angela Martini

Xhesika Berberi ‘VR Management’
Vajza me stilin njujorkez, pas shpalljes Miss Shqipëria 2011 ka përjetuar një sukses të papritur në fushën e modelingut duke u shndërruar në imazh të disa markave me famë botërore.

Xhesika Berberi

Adrola Dushi ‘Click Agency’
Ndonëse nënë e një djali 2-vjeçar, Miss Shqipëria 2012 ka nisur një karrierë modelingu në SH.B.A. ku është bërë pjesë e një agjencie prestigjoze. Ajo ka qenë imazhi i disa fushatave publicitare në Shqipëri dhe Nju Jork.

Adrola Dushi

Kleoniki Delijorgji ‘ MP Model Management’
Miss Globe 2012 nuk u ndal me marrjen e kurorës por tashmë është në ndjekje të karrierës së modelingut në Itali, ku është shfaqur në një editorial për Cosmopolitan Italia dhe ka mërrë pjesë në sfilatën e famshme “Fashion For Relief” të organizuar nga Naomi Campbell.

Kleoniki Delijorgji

Irsida Aliu ‘3mmodels’
Me një karrierë të suksesshme në SH.B.A. e madje edhe Kinë, Irsida ka marrë pjesë në disa reklama të firmave të mëdha të modës dhe jo vetëm.

Irsida Aliu

Dorina Gegiçi ‘AS Agency’
Modelja me këmbët e saj kilometrike, ndonëse e vogël në moshë, ka një karrirë të hershme modelingu që ka nisur që në kur ishte 14 vjeç. Ajo është ndër fytyrat që shihen më shpesh në editorialet e modës në revistat shqiptare e madje është shfaqur edhe në ‘Vogue Italia Online’.

Dorina Gegiçi

Elena Lika ‘As Agency’
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, e njohur për flokët e saj karakteristike kaçurrela bjonde, është një ndër modelet më të kërkuara në editorialet e revistave shqiptare. Ajo gjithashtu është shfaqur në “Vogue Italia Online” dhe është ndër modelet që është e pranishme në sfilatat mënë zë të kryeqytetit.

Elena Lika

Kristi Çavo ‘Grace Models’
Kukulla e porcelanit, dikur modele në editorialet e Anabel, tashmë parakalon në sfilatat më të rëndësishme në vend dhe është bërë pjesë e disa fushatave publicitare të rëndësishme.

Kristi Çavo

Kristina Bakiu ‘Biba Models Zyrich’
Pas shpalljes Miss Shqipëria 2013 dhe Miss Bikini, velina e ‘E Diela Shqiptare’ ka vijuar me karrierën e saj si modele në Zvicër. Në Shqipëri ajo është shfaqur në sfilata të shumta dhe ka qenë pjesë e seteve të shumta

Kristina Bakiu