​Sot zhvillohen dy ndeshje të Superligës

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera më të cilat do të përfundojë java e 15-të në Superligën e Kosovës.

Sport

11/11/2019 11:40

Sot do të luajnë katër ekipet në fund të tabelës,  të cilët kërkojnë vetëm fitore me shpresën e largimit nga zona e barazhit.

Dukagjini do ta pres në shtëpi, Flamurtarin. Të dy klubet kanë humbur ndeshjet e kaluara dhe kërkojnë të fitojnë me dëshirën për të qëndruar në Superligë.

Ndërsa ndeshje tjetër interesante do të jetë mes Vushtrrisë dhe Ferizajit. Vendasit kanë humbur në dy ndeshjet e fundit, derisa Ferizaj fitoi ndeshjen e fundit  dhe kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve.

Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 13:00. /Lajmi.net/