​Llapi hedh në treg fanellat e klubit, ja çmimi i tyre

Llapi ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm për tifozët e tyre.

Sport

30/09/2019 21:49

Tashmë skuadra llapjanë ka hedhur në treg, rekuizitat e klubit bën të ditur faqja zyrtare e Llapit në rrjetet sociale.

“Në shitje nga dita e sotme. Pas kërkesave të shumta për të pasur fanellën e klubit të zemrës ka arritur sasia e parë e setit zyrtar të klubit(fanellë, shorce dhe çorape) të cilat janë në shitje nga dita e sotme. *Seti do shitet çdo ditë nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në zyret e klubit. Pas hapjes së Shopit Online, seti do jetë në dispozicion në website dhe mund të porositet kudo në botë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e “Legjendave”. /Lajmi.net/