​Dubois me mesazh për Fury, Wilder e Joshua: Dua të bëhem kampion bote

Daniel Dubois është padyshim boksieri me potencialin më të madh në peshat e rënda.

Sport

16/09/2019 13:59

Dubois garon në peshat e rënda dhe është vetëm 22 vjeçar, por meçet e tij kanë tërhequr vëmendje të madhe nga audienca e boksit.

Në vitin 2019, boksieri ka arritur që të shpallet kampioni britanik për peshat e rënda, por synimet e tij nuk ndalen këtu.

Në një intervistë të tijën, ndër të tjerash, boksieri ka komentuar edhe Anthony Joshuan, si dhe ka shpalosur synimet e tij për të ardhmen, duke dërguar mesazh të qartë për emra si Tyson Fury, Deontay Wilder e AJ.

“Mendoj se Joshua duhet t’i rikthej titujt, mendoj se do ta mposht Ruizin” ka thënë Dubois duke parashikuar fituesin e Joshua – Ruiz II, transmeton lajmi.net.

“Dua të përmbush potencialin tim dhe të bëhem kampion bote për peshat e rënda. Nuk ndalem me më pak se kaq dhe punoj vazhdimisht për këtë arsye” ka thënë tutje britaniku i ri.

Dubois ka një rekord prej 12 ndeshjeve, 12 fitoreve (11 me nokaut) në karrierën e tij profesioniste. /Lajmi.net/