​Darka e parë e kryeministrit kanadez në Shtëpinë e Bardhë

Një darkë me 5 yje frymëzuar nga ardhja e pranverës. Kjo është darka e rezervuar për kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe darkën e tij të parë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë.

Bota

10/03/2016 18:51

Darka do të organizohet në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.

“Zonja Obama ka zgjedhur këtë dhomë sepse e gjelbra është një nga ngjyrat e preferuara të zonjës së parë të Kanadasë. Kemi vendosur aty edhe ngjyrën e verdhë sepse është ngjyra e parë e pranverës dhe ngjyra e miqësisë” tha dizenajtorja e Shtëpisë së Bardhë dhe kuratorja e eventeve shtetërore, Hedieh Ghaffarian.

Përpos ngjyrave të gjelbër dhe të verdhë me temën e pranverës, pjesëmarrësit në këtë mbrëmje do të shijojnë një vakt të jashtëzakonshëm që fillon me një tavë alaske me krepa, asparag, rrepa dhe qepë, shërbyer në një supierë në ngjyrë të gjelbër dhe ari.

Pas saj do të shërbehet pjata e dytë e përbërë nga kajsi e pjekur me galetë e djathë të ngrirë, sallatë dhe arrë pishe.

Pjata kryesore do të jetë mishi i qengjit me patate dhe frikase perimesh të pranverës. Ëmbëlsira sigurisht që do të jetë tortë, në këtë rast torta me arra dhe akullore.

Shefi i kuzhinës së shtëpisë së bardhë, Susie Morrison ka prezantuar për mediat edhe disa nga pastat e tjera që do të shërbehen në këtë darkë. Morrison shpjegon se janë frymëzuar nga periudha e tranzicionit nga dimër në pranverë.

Këto pasta përfshirë një top të bardhë çokollate dhe një konfeksione sheqeri, që përfaqësojnë në mënyrë simbolike, malet mes dy shteteve. Ndërkaq në mbrëmje mësohet se do të shërbehen 3 lloje verërash.

Kjo vizitë e kryeministrit Justin Trudeau shënon zyrtarisht herën e parë që një lider kanadez nderohet me një darkë shtetërore në 19 vitet e fundit.