​Astronauti britanik përgatitet të kthehet në Tokë pas gjashtë muajsh

Astronauti i Britanisë së Madhe, Tim Peake, ka filluar përgatitjet për t’u kthyer në Tokë pas një misioni historik prej gjashtë muajve në hapësirë.

Bota

17/06/2016 12:26

Një kapsulë e Soyus së bashku me Majorin Peake dhe dy anëtarë të tjerë do të zbresin në Kazakistan në ora 10:15 të shtunën.

“Gëzohem që do të kthehem në shtëpi dhe do t’i takoj shoqërinë e familjen time, por do të më mungojë ky vend” ka thënë ai.