Arrestohet një person për vjedhjen e para tri ditëve në një fshat të Prishtinës

Një person është arrestuar dje në Prishtinë. Ai dyshohet se më 23 prill 2026 ka kryer vjedhje në fshatin Prugovc të Prishtinës, duke hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Fsh. Prugovc, Prishtinë / 23.04.2026 – NN. Më 26.04.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull…

Lajme

27/04/2026 09:18

Një person është arrestuar dje në Prishtinë.

Ai dyshohet se më 23 prill 2026 ka kryer vjedhje në fshatin Prugovc të Prishtinës, duke hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Prugovc, Prishtinë / 23.04.2026 – NN. Më 26.04.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se me datën 23.04.2026 me forcë kishte depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishte kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/