Mblidhet komisioni për të drejtat e njeriut, pritet t’i dërgohet ftesa kryetares së Gjykatës Speciale për raportim

Sot në orën 08:30, pritet të mblidhet komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare dhe peticione. Gjithashtu, komisioni do të shqyrtojë dhe votojë propozimin e deputetit Artan Behrami për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut, drejtuar kryetares së Dhomave të…

Lajme

27/04/2026 08:58

Sot në orën 08:30, pritet të mblidhet komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare dhe peticione.

Gjithashtu, komisioni do të shqyrtojë dhe votojë propozimin e deputetit Artan Behrami për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trandafilova.

Rendi i ditës:

1.Miratimi i rendit të ditës;

  1. Shqyrtimi i draftplanit të punës së komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026;
  2. Shqyrtimi dhe votimi i propozimit të deputetit Artan Behrami, për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara znj. Ekaterina Trandafilova;
  3. Të ndryshme.