​Amazon heq dekoracionet e Krishtlindjes, i zëvendëson me imazhet e Aushvicit

Platforma e shit-blerjeve online Amazon ka larguar disa nga dekorimet e festës së Krishtlindjeve, duke i zëvendësuar ato me imazhe të kampeve të përqëndrimit të Aushvicit.

Auto & Tek

03/12/2019 11:19

CNN raporton se disa fotografi të kampit famëkeq ishin përdorur në pemët e Krishtlindjeve, krahas suvenireve, hapëseve të shisheve dhe tapeteve të mausit për kompjuter.

Kësisoj, Amazon ka tërhequr produktet që u janë ofruar blerësve.

“Të gjithë duhet të ndjekin udhëzimet tona të shitjes. Produktet në fjalë janë hequr”, sqaroi një zëdhënës i kompanisë për CNN. /Lajmi.net/