​Agani dhe Suma bisedojnë për problemet mjedisore

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin bisedoi për mundësinë e investimeve në fushën e mjedisit.

Lajme

10/03/2016 17:36

 

Në këtë takim, me theks të veçantë u bisedua për projektin “Pastrimi i Lumit Lepenc” i cili financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e që është në përfundim e sipër, raporton lajmi.net.

Ministri Agani tha se si qeveri, janë duke punuar vazhdimisht që të sjellin donatorë të huaj që janë të interesuar të investojnë në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe trajtimit të ujërave të zeza.

Po ashtu u bisedua edhe për vërshimet e fundit të shkaktuara nga reshjet e mëdha atmosferike, e të cilat sipas kryetarit Suma, po shkaktojnë dëme të mëdha në infrastrukturë, ekonomitë familjare por edhe në bujqësi./lajmi.net