ZYRTARE: Vidal – Inter, lajm i madh vjen nga Ancelotti

Carlo Ancelotti ka sqaruar të ardhmen e Arturo Vidal.

Sport

24/07/2017 12:56

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti u ka dhënë fund spekulimeve rreth transferimit të Arturo Vidal në Inter.

Ai ka thënë se ish ylli i Juventusit do të mbetet në Allianz Arena.

“Për Vidalin, nuk ka asnjë mënyrë. Ai është lojtari ynë dhe ne kemi shumë besim në të”, deklaroi Ancelotti, përcjell “lajmi.net”.

“E di se ka thashetheme dhe jemi mësuar me to. Ai do të qëndrojë me ne 100% – Jam i bindur për këtë”, tha ai, shkruan Goal. /Lajmi.net/