ZYRTARE: Themelohet Federata e Triatlonit të Kosovës

Sportit të Kosovës i është shtuar edhe Federata e Triatlonit të Kosovës, e cila është themeluar të dielën, në Kuvendin e mbajtur në sallën e Shtëpisë së Sportit në Prishtinë.

Sport

24/12/2018 11:11

Në Kuvend janë zgjedhur organet drejtuese, të cilave do t’iu prijë kryetari, Vedat Tërmkolli.

Pjesëmarrës në Kuvend ishin 15 delegatë nga pesë klube të tri regjioneve, shkruan “lajmi.net”.

Kuvendi u vëzhgua edhe nga Besire Domaniku, anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport. /Lajmi.net/