ZYRTARE: Skuadra nga La Liga shkarkon trajnerin

Juan Ramón López Muñiz nuk është më trajner i Levantes.

Sport

04/03/2018 17:38

Bordi i drejtorëve dhe drejtues të tjerë të skuadrës kanë vendosur të ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin Juan Ramon.

Deri te ky vendim, drejtuesit e Levantes kanë ardhur pas barazimit të fundit të skuadrës me Espanyolin në shtëpi, 1:1.

Levante e falënderon Muniz dhe stafin e tij për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë qëndrimit në stolin e skuadrës së tyre./Lajmi.net/