ZYRTARE: Shqipëria fton futbollistin e Vala Superligës

.

Sport

20/02/2018 17:46

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, ka ftuar futbollistin e Lirisë, Diellor Beseni.

Ai do t’i bashkohet ekipit U-17 të kuqezinjve.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Lirisë.

Prizrenasit kanë bërë të ditur që në adresë të klubit ka ardhur ftesa nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Diellor Beseni grumbullohet me U-17 të Shqipërisë.

Ka ditë që zyrtarisht nga FSHF, në adresë të KF Liria ka ardhur ftesa për Diellor Besenin”, njofton Liria. /Lajmi.net/

28235179_1424062431054688_894719414555138830_o