Zyrtare: Pirlo mungon ndaj Dortmundit

Juventusi ka marrë një goditje mjaft të madhe, pasi sapo është konfirmuar se Andrea Pirlo do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dortmundit.

Sport

16/03/2015 16:14

Andrea Pirlo nuk do të jetë në gjendje të luaj në takimin shumë të rëndësishëm të Juventusit, atë kundër Dortmundit.

Ai pësoi një lëndim në ndeshjen e parë që u zhvillua në Itali, dhe nuk është rikuperuar me kohë për ndeshjen kthyese.

Kjo është një goditje mjaft e madhe për skuadrën e Allegrit, duke marrë parasysh që Pirlo është njëri nga lojtarët kryesor të Juventusit.