Zyrtare: Osvaldo i Interit

Pablo Daniel Osvaldo është futbollist i ri i Interit. Sulmuesi i është bashkuar Nerazzurrëve në formë huazimi për një stinor, nga klubi anglez Southampton.

Sport

06/08/2014 18:55

Mungonte vetëm zyrtarizimi, por tani erdhi. Pablo Daniel Osvaldo rikthehet në Itali. Nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare.

Southampton ka njoftuar se sulmuesi i është bashkuar Interit në formë huazimi me mundësi të blerjes në fund të edicionit.

Po ashtu, në ndërkohë klubet kanë zyrtarizuar edhe kalimin e mesfushorit Taider në drejtim të kundërt. Inter dhe Osvaldo fillojnë së bashku me shumë dëshirë për fitore dhe rikthimin në kulm, në Itali dhe Evropë.

Osvaldo ishte i huazuar në Juventus në pjesën e dytë të edicionit të kaluar, por Bianconerët nuk e shfrytëzuan opsionin e blerjes së tij.