Zyrtare: Organizatori më i mirë për vitin 2015

Lionel Messi e ka fituar çmimin e organizatorit më të mirë të lojës për vitin 2015.

Sport

04/01/2016 12:52

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) e ka zgjedhur Lionel Messin si organizatorin më të mirë të lojës në vitin 2015, përcjell Lajmi.net.

Kjo është hera e parë që Messi e fiton këtë çmim.

Katër herë fituesi i Topit të Artë, që vitin e shkuar u rendit i dyti me vetëm 2 pikë se Toni Kroos i Realit të Madridit, për 2015-ën ka grumbulluar në total 168 pikë, ndjeshëm i diferencuar nga vendi i dytë që mbahet nga Andres Iniesta me 91 pikë, ndërsa i treti klasifikohet Andrea Pirlo me 54 pikë.

Paraprakisht ky IFFHS, e kishte shpallur Luis Enriquen si trajnerin më të mirë për vitin 2015.