Zyrtare: Ndeshja nuk do të vazhdojë

Tashmë është marrë edhe vendimi zyrtar. Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë në mënyrë zyrtare dhe nuk do të luhet sot.

Sport

14/10/2014 23:30

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë në mënyrë zyrtare, ky është konfirmimi zyrtar që vjen direkt nga Beogradi.

Tashmë ngjarjet që ndodhën në këtë takim do të analizohen me kujdes, që të merret një vendim.

Ende nuk dihet nëse ky takim do të vazhdohet ndonjë ditë tjetër dhe me cilat kushte, apo do të fitohet përballja në tavolinë, me rezultat 3-0.