Zyrtare: Mihajlovic trajner i ri i Milanit

Trajneri serb Sinisa Mihajlovic tashmë është trajner i ri i skuadrës italiane, Milanit.

Sport

16/06/2015 12:33

Milani para disa orëve ka lëshuar një komunikatë ku ka konfirmuar shkarkimin e tranjerit, Filippo Inzaghi.

Dhe, rosonerët sapo kanë konfirmuar në mënyrë zyrtare se trajneri i tyre për vitin e ardhshëm do të jetë serbi, Sinisa Mihajlovic.

“Sinisa Mihajlovic, i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, do të jetë trajner i ri i Milanit për sezonin tjetër. Skuadra i dëshiron atij një punë të mirë dhe rezultate të mira”.

“Pasi ishte trajner i Bolognas, Catanias, Fiorentinas, Sampdorias dhe Serbisë, Mihajlovic tashmë është trajner i Milanit”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga skuadra italiane.