ZYRTARE: Mahrez transferohet te Manchester City

Ky transferim i ka kushtuar Cityt 60 milionë funte.

Sport

10/07/2018 23:28

Riyad Mahrez është edhe zyrtarisht futbollist i Manchester Cityt.

Ai është prezantuar me fanellën numër 26 të skuadrës së re, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Manchester Cityt. Guardiola është i përkushtuar për të bërë futboll sulmues, që më konvenon mua”, deklaroi Mahrez.

“City po e ridefinon futbollin anglez andaj jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre”, shtoi ai.

Ky transferim i ka kushtuar Cityt 60 milionë funte. /Lajmi.net/