ZYRTARE: Lista e Kosovës për Kupën e Botës – Lajmi.net
ZYRTARE: Lista e Kosovës për Kupën e Botës
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 9:24, 24 December 2017
Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani e ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve për ndeshjet e janarit.

Prej 12 deri më 14 janar Kosova luan në kuadër të grupit të katërt të fazës së parë kualifikuese për kampionatin botëror për hendbollistë, që mbahet në vitin 2019.

Kosova më 12 janar luan ne Poloninë, më 13 janar me Portugalinë dhe më 14 janar me Qipron. Ndeshjet do të luhen në Povoa de Varzim të Portugalisë. Vetëm fituesi i grupit kalon tutje në fazën e plejofit.
Përzgjedhësi Taip Ramadani ka ftuar 22 lojtarë në grumbullimin fillestar. Prej tyre 15 lojtarë janë të klubeve të Superligës ndërsa shtatë të klubeve të huaja.

Përfaqësuesja grumbullohet më 23 dhjetor në Gjakovë, ndërsa lojtarët fillimisht do të punojnë nën urdhërat e trajnerit Fatmir Muhaxheri. Kampi i parë zgjat deri më 30 dhjetor. Kampi i dytë nis më 3 janar dhe zgjat deri më 11 janar, kur është planifikuar udhëtimi për në Portugali. Kampi i dytë do të mbahet në Prishtinë.

Në përgatitje të ekipit Ramadani do të ndihmohet nga Igor Dokmanoviq trajner kroat nga Norvegjia e Fatmir Muhaxheri. Në fazën përgatitore në shtab teknik do të jenë edhe Enver Tahiraj e Fadil Kçiku, trajner në Gjermani.

Aktiviteti i fundit i përfaqësueses ishte kampionati i IHF-së për vendet me hendboll në zhvillim. Në kampionatin e mbajtur në qershor në Bullgari, Kosova ishte e suksesshme duke u renditur e treta dhe duke siguruar kështu garimin në kualifikime për evropian (në fazën e dytë), më vonë vitin tjetër.
Në përfaqësuese pritet që të përfshihet edhe Goran Biljaka i cili është në pritje të rregullimit të dokumentacionit për shtetësi të Kosovës. Dokumentacioni i tij pritet të rregullohet së shpejti dhe kështu nuk do të ketë pengesa që lojtari me përvojë i Besës të jap kontributin e tij te Kosova.

Lista e lojtarëve

Kreshnik Krasniqi, Vlerson Zherka, Etrit Xhafolli, Valon Dedaj, Flamur Gërbeshi
Arbër Curri, Haris Berisha, Arbër Sylejmani, Deniz Terziqi, Bujar Ramosaj, Jon Muqolli, Lindrit Fetahu, Oltion Beshiri, Kastriot Jupa, Fatlum Ahmeti, Luigj Quni, Goran Biljaka, Drilon Haxhimusa, Beni Syla, Drenit Tahirukaj, Drilon Tahirukaj, Florim Hoxha.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO