ZYRTARE: Liridon Krasniqi ndryshon skuadër

Liridon Krasniqi është bërë me skuadër të re.

Sport

22/01/2019 10:40

Futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi është transferuar te Melaka United.

Transferimin e Krasniqit e ka bërë të ditur edhe klubi nga Malajzia, duke e prezantuar atë në fanellën e tyre, përcjell lajmi.net.

Liridoni kishte shkëlqyer te Kedah (poashtu klub nga Malajzia), ndërsa Melaka vendosi t’i merrte shërbimet e tij.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk llogaritë në shërbimet e Krasniqit, ndërsa po tenton ta marrë pasaportën e Malajzisë për të luajtur në kombëtaren e tyre. /Lajmi.net/