Zyrtare: Lamtumirë Liverpool, transferohet atje ku s’e priti askush (FOTO)

Joe Allen është transferuar te skuadra e Stoke Cityt.

Merkato

25/07/2016 21:22

Pas katër vjetësh nën fanellën e “The Reds”, palët kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Allen ka nënshkruar kontratë me Stoke Cityn dhe që nga sezoni i ardhshëm do të jetë bashkëlojtar me kosovarin Xherdan Shaqiri, përcjellë “Lajmi.net”.

Në total, uellsiani ka bërë 132 paraqitje zyrtare dhe ka shënuar 7 gola.

Përmes një njoftimi zyrtar në internet, Liverpool ka konfirmuar kompletimin e transferimit dhe i ka uruar suksese mesfushorit në aventurën e re.