Zyrtare: Lamtumirë Inter!

Massimo Moratti ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të nderit në Inter. Ish pronari i Nerazzurrëve nuk do të ketë më asnjë funksion në klub.

Sport

23/10/2014 16:55

Massimo Moratti nuk është më president i nderit në Inter. Klubi italian ka njoftuar se ish pronari i Nerazzurrëve është larguar nga çfarëdo funksioni, pak më pak se një vit para se të shiste Interin tek indoneziani Erick Thohir.

Së bashku me Morattin, dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltari Angelomario, Rinaldo Ghelfi dhe Alberto Manzonetto.

Largimi i Morattit është i befasishëm duke marrë parasysh rëndësinë dhe ndikimin e tij në klub, dhe vjen pas një serie të rezultateve negative të ekipit në Serie A që e kanë lënë skuadrën e Walter Mazzarrit në pozitën e nëntë me nëntë pikë.

Moratti ishte president i Interit gjatë periudhës 1995-2013.