Zyrtare: Lakers me transferimin e madh, largohen Beasley dhe Zubac

Los Angeles Lakers kanë kryer një transferim të madh në afatin e transferimeve në NBA.

Sport

07/02/2019 20:45

Marrëveshja është arritur me Clippers, skuadrën tjetër nga qyteti i Los Angeles, dh përfshinë tre lojtarë.

Mike Muscala do t’i bashkohet skuadrës së Lakers, duke quar kështu Michael Beasley dhe Ivica Zubac në Clippers, bëjnë të ditur burime të “ESPN”, transmeton lajmi.net.

Kjo marrëveshje do të lë një vend të hapur në skuadrën e Lakers, dhe i jep mundësinë kësaj skuadre për një blerje tjetër.

Gjithashtu, Muscala pritet që të shtojë paksa rrezikun nga gjuajtja për tri pikë, për kundërshtarët e Lakers. /Lajmi.net/