ZYRTARE: Ky është vendimi i fundit i Bayernit për Sanchezin

Bayern Munich është tërhequr nga gara për transferimin e yllit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sport

17/07/2017 17:37

Presidenti Bavarezët Karl-Heinz Rummenigge, ka bërë të ditur se skuadra e tyre më nuk janë të interesuar për Sanchezin, pas ardhjes së James Rodriguez nga Real Madridi.

Bayerni javën e kaluar mori në huazim 26 vjeçarin kolumbian, për të përforcuar fazën e sulmit.

Rummenigge ka thënë se vendimi për tërheqjen nga gara për nënshkrimin me Sanchez, e kanë bërë pas konsultimeve me trajnerin Ancelotti, që i ka bërë të ditur skuadrës se nuk kanë nevojë për lojtar në fazën e sulmit.

“Ne ishim shumë të interesuar për Sanchezin”, ka deklaruar fillimisht Rummenigge.

“Ne kemi folur me Ancelottin dhe më nuk kemi nevojë më për lojtar në sulm”./Lajmi.net/