ZYRTARE: Kosova me mungesë të madhe

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka zbuluar mungesën e madhe të Kosovës për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Sport

12/11/2018 12:22

Më 17 dhe 20 nëntor, Kosova i zhvillon dy takimet e fundit të grupit 3 në Ligën D.

Për këto dy ndeshje të radhës është grumbulluar sërish mesfushori Bersant Celina, por që nuk do të mund të luajë shkaku i lëndimit.

“Celina është lënduar në ndeshjen e të shtunës (Swansea – Bolton), dhe tani kemi marrë raportin mjekësor nga klubi i tij, që na njoftoi se Celina nuk mund të luajë”, zbuloi Challandes.

“Tani për tani po mendojmë se me cilin lojtar mund ta zëvendësojmë atë. Nuk e kemi një lojtar të njëjtë, por në këtë grup kam disa lojtarë që mund të luajë në pozitën e tij, kjo do të thotë një mesfushor qendror me tipare sulmuese, sepse për mua dhe për ekipin ky është pozicioni më i mirë”, tha Challandes.

“Kemi lojtarë të tjerë si Valon Berisha apo Besar Halimi, por nëse kërkojmë lojtarë të tjerë për këtë pozicion, nëse keni ndonjë zgjidhje mund të ma sugjeroni”, u tha Challandes me shaka gazetarëve. /Lajmi.net/