ZYRTARE: Evra me ekip të ri

Ish-mbrojtësi i Juventus Patrice Evra është prezantuar zyrtarisht me fanellën e West Ham United. Ai ka nënshkruar deri në fund të sezonit.

Sport

07/02/2018 16:20

Mbrojtësi i majtë u largua nga Bardhezinjtë në janar të 2017 për t’iu bashkuar Marseiile, por është larguar nga klubi për shkak se goditi me shkelm një tifoz.

tij iu dha edhe një pezullim pesë-mujor nga UEFA, por është i lirë të konkurrojë në Premier League.

“West Ham është konfirmon me kënaqësi të madhe blerjen e lojtarit me eksperiencë të madhe Patrice Evra,” shprehet klubi nëpërmjet faqes zyrtare.

Evra do t’i bashkohet Hammers-ave deri në fund të sezonit në qershor të 2018 dhe do të veshë fanellën me numër 27. Ai ka punuar me trajnerin aktual David Moyes kur të dy ishin te Manchester United.

“Jam shumë i lumtur që jam bërë një Hammer, dhe që jam rikthyer në Premier League dhe e dua këtë lojë!” shprehet Evra.

“Jam shumë me fat që do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj loje në një kampionat të madh si Premier League, po pres me padurim të filloj stërvitjen me shokët e rinj të ekipit.”