Zyrtare: Eto’o në Sampdoria

Samuel Eto’o ka nënshkruar kontratë me Sampdorian. Sulmuesi kamerunas është rikthyer në Serie A, tek skuadra nga qyteti i Genovas.

Sport

27/01/2015 14:32

Ishte pritur tashmë disa ditë dhe më në fund është zyrtarizuar.

Samuel Eto’o është futbollist i ri i Sampdorias.

Sulmuesi i famshëm kamerunas ka nënshkruar kontratë me klubin nga qyteti i Genovas.

Sampdoria ka realizuar një përforcim të madh duke angazhuar Eto’on nga Everton ku ai nuk ishte duke luajtur me vazhdimësi, dhe e ka rikthyer në futbollin italian ku sulmuesi luajti me mjaft sukses gjatë kohës sa ishte në Inter mes 2009-2011.