Zyrtare: Bernat në Bayern Munich

Juan Bernat Velasco është futbollist i ri i Bayern Munichut. Gjiganti bavarez ka siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar, i transferuar nga Valencia.

Sport

07/07/2014 17:54

Bayern Munich ka transferuar mesfushorin e talentuar Juan Bernat Velasco nga Valencia.

Ai ka kryer testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me gjigantin nga Allianz Arena.

Blerja e tij nga Bayern konsiderohet si një goditje e befasishme nga Pep Guardiola, i cili njeh shumë mirë La Ligën dhe kështu ka siguruar shërbimet e 21-vjeçarit i cili ka të ardhme të ngritur.

Bayern Munich e ka zyrtarizuar transferimin e Bernat nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit. Bernat është larguar nga La Liga dhe nga edicioni i ardhshëm do të jetë pjesë e Bayernit, me Guardiolën.