ZYRTARE: Bayern Munich fiton titullin e kamponit në Bundesligë

Bayern Munich është rishpallur kampion në Bundesligë.

Sport

29/04/2017 20:18

Bavarezët kanë arritur të sigurojnë titullin e kampionit në Bundesligë tre xhiro para përfundimit të sezonit, pas fitores 0-6 në udhëtim te Wolfsburg.

Ky është titulli i 27-të i kampionit për Bayernin, i pestë radhazi dhe i pari për trajnerin Carlo Ancelotti.

Lewandowski me dy gola, Alaba, Robben, Muller dhe Kimmich me nga një gol, shënuan në fitoren që ia solli titullin Bayernit.

Kujtojmë se ky është titulli i vetëm për Bayernin këtë edicion, pasi janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe nga Kupa e Gjermanisë./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy