Zyrtare: Azpilicueta rinovon me Chelsean

Skuadra angleze, Chelsea sapo ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për të zgjatur kontratën me mbrojtësin e klubit, Cesar Azpilicueta.

Sport

02/09/2014 19:37

Azpilicueta ishte njëri ndër lojtarët kryesor të Chelseat sezonin e kaluar, i cili gjithashtu vlerësohet shumë nga trajneri Jose Mourinho.

Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare me Chelsean, që nënkupton se ai do të qëndrojë në Stamford Bridge deri në vitin 2019.

25 vjeçari u transferua në Stamford Bridge nga Marseille në gusht të vitit 2012. Që nga ajo kohë, ai ka bërë plotë 95 paraqitje me fanellën e Bluve të Londrës, duke shënuar një gol në sezonin e kaluar, kundër Arsenalit në Capital One Cup.