Zvicra 5-2 Belgjika, notat e lojtarëve, Shaqiri ndër më të mirët

Zvicra i ka dhënë sonte leksion Belgjikës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

18/11/2018 22:58

Zvicra fitoi 5 me 2 ndaj Belgjikës, duke u bërë lidere e Ligës së A, grupit 2, në Ligën e Kombeve.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte padyshim Haris Seferovis, që realizoi het-trik, e që mori notën maksimale 10, ndërsa pas tij, ishte Xherdan Shaqiri, 9.0, raporton “lajmi.net”.

Nga ana tjetër, dështimet e ndeshjes ishin, Thibaut Courtois, Thomas Meunier dhe Chaldi, që morën vlerësimin 5.7.

Granit Xhaka pati një paraqitje solide, duke marr notën 6.8.

Më poshtë mund t’i shikoni notat e të gjithë lojtarëve. /Lajmi.net/