Zvicër – Rumani, ky rezultat i prish punë Shqipërisë

Zvicra ndeshet sot me Rumaninë në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A në “Euro 2016”. Dhe, ekziston një rezultat që nuk i përshtatet aspak ekipit të Shqipërisë, që takohet me Francën.

Sport

15/06/2016 08:30

Zvicra ndeshet me Rumaninë para se Shqipëria të takohet me Francën, në kuadër të xhiros së dytë të ballafaqimeve në Grupin A në “Euro 2016”.

Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka me shokë takohen me Rumaninë – ekip i mposhtur në duelin e parë nga Franca – në kërkim të një tjetër fitoreve për ta vulosur kualifikimin tutje, përcjell “Lajmi.net”.

Por, për dallim nga fitorja e ekipit helvetik, Shqipërisë nuk i konvenon aspak nëse Rumania rrëmben tri pikë nga ky ballafaqim.

Kjo pasi në rast të një tjetër humbje ndaj Francës, kuqezinjtë do ta kenë pothuajse të pamundur kualifikimin në fazën tjetër të garës, edhe nga pozita e tretë në grup.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.