Zidane tregon nëse do të luajë Ronaldo kundër Barcelonës

Cristiano Ronaldo është i gatshëm të luajë kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës të dielën.

Sport

12/08/2017 13:48

Zinedine Zidane ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo është i gatshëm të luajë kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës të dielën.

“Ne jemi të gjithë të mirë. Gjithkush dëshiron të luajë dhe kjo është e mirë, por unë kam për të zgjedhur”, ka deklaruar Zidane.

“Cristiano është gati. Ai ka pasur një pushim, por në pesë ditët e fundit ka punuar shumë fizikisht dhe është i gatshëm për të luajtur me ne”, ka theksuar Zidane. /Lajmi.net/