Zidane me lajm fantastik për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është i motivuar si kurrë më parë te skuadra e Real Madridit, thotë Zinedine Zidane.

Sport

09/02/2018 14:57

Zinedine Zidane ka gëzuar tifozët me deklaratën e fundit për Cristiano Ronaldon.

“Mbase për shkak të kësaj [mungesës së golave], ai është më i motivuar më shumë se kurrë më parë dhe i etur për të treguar se çfarë mund të bëjë”, ka thënë trajneri i Real Madridit sot gjatë një konference për media.

“Ai gjithmonë e ka dëshmuar veten dhe është treguar në ndeshjet e mëdha”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/