Zidane ka një lajm të keq për të gjithë tifozët e Realit

Gareth Bale ende vuan nga lëndimi dhe do të jetë jashtë ekipit së paku deri në gjysmëfinalen e "Kampionatit botëror për klube".

Sport

08/12/2017 13:43

Zinedine Zidane ka një lajm të keq për të gjithë tifozët e Real Madridit.

Trajneri francez ka bërë të ditur se sulmuesi Gareth Bale ende vuan nga lëndimi dhe do të jetë jashtë ekipit së paku deri në gjysmëfinalen e “Kampionatit botëror për klube”.

“Bale do të mungojë ndaj Sevillas”, deklaroi Zidane në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Pres që ai të mungojë deri në gjysmëfinalen e Botërorit për klube”, u shpreh Zidane. /Lajmi.net/