Zidane: I dua këta dy lojtarë në Real

Zinedine Zidane ka kërkuar nga drejtuesit e klubit madrilien që t’ia transferojnë dy super lojtarë nga Premierliga.

Sport

29/02/2016 14:04

Humbja nga Atletico në derbi, ka bërë që të shtohen spekulimet lidhur me përforcimet e mundshme të Realit sezonin tjetër

AS shkruan se Zidane e dëshiron dyshen angleze, Raheem Sterling dhe Harry Kane në Santiago Bernabeu edicionin e ardhshëm,  përcjell Lajmi.net.

Sterling i cili shpërtheu në Liverpool, kaloi te Man City verën e kaluar për 50 milionë funte, ndërsa Kane ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Premierligë me 21 gola.

Që të dy pritet të jenë pjesë e Anglisë në ‘Euro 2016’.