Zidane: Do ta mbroj Benzeman deri në vdekje

Zinedine Zidane është i gatshëm të bëjë gjithçka për Karim Benzeman.

Sport

15/12/2017 20:58

Këtë e ka dëshmuar trajneri francez në konferencën për shtyp para finales së Kupës së Botës për Klube ndaj Gremio.

Benzema po akuzohet për formë të dobët te Reali, e rreth kësaj gjëje është pyetur Benzema.

“Unë nuk pajtohem me kritikat. Ajo që më intereson ua nuk është vetëm goli. Unë nuk e shoh vetëm golin te Benzema, pasi ai nuk është lojtar që shënon 60 gola në sezon. Futbolli është sport ekipor dh ai është një nga më të mirët në këtë. Për këtë e vlerësoj. Do ta mbroj atë deri në vdekje”, ka deklaruar Zidane./Lajmi.net/