Zbulohet sekreti i fitoreve të Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov triumfoi ndaj Conor McGregorit, por që përleshja e tyre eskaloi deri në publik.

Sport

08/10/2018 09:42

Boksieri rus kaloi kafazin për ta sulmuar stafin e irlandezit, ku që të dyja kampet pësuan lëndime të lehta.

Shumë media kanë filluar ta kujtojnë meçin e parë të Khabib si profesionist në vitin 2013, përcjell “lajmi.net”.

Khabib tashmë njihet se e detyron kundërshtarin të dorëzohet me kapje të forta, e që kjo duket se filloi në përballjen e tij të parë që e kishte me Vudal Bayramov.

Rusi kishte fituar ndaj kundërshtarit duke i shkaktuar lëndime serioze, e që në videon e më poshtme mund ta shikoni përballjen. /Lajmi.net/

YouTube player