Zbulohet kush e kishte ‘guximin’ ta vidhte Range Roverin e Joshuas

Anthony Joshua ka qenë cak i një vjedhjeje.

Sport

08/09/2018 14:19

Një fotografi e publikuar shfaq të dyshuarin për vjedhjen e veturës së Anthony Joshuas.

Range Roveri i tij me vlerë prej 150 mijë funtesh u vodh në mëngjesin e së premtes.

Boksieri kampion i botës në kategorinë e rëndë është zotuar se do t’i ndjek hajdutët, shkruan “Mail Online”.

Joshua ishte në qendrën stërvitore në English Institute of Sport (EIS) në Sheffield, South Yorkshire, kur mori lajmin për vjedhjen e veturës, përcjell “lajmi.net”.

Personi në fotografinë e publikuar më poshtë është i dyshuari kryesor për vjedhjen e saj. /Lajmi.net/